Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat, ku dënoi vendosjen e lëndës plasëse në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu.

Berisha e cilësoi sulmin si një akt terrorizmi që synon të mbyllë gojën e opozitarëve dhe paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do të mbajë “përgjegjësi maksimale” për ngjarjen.

Kreu i PD shtoi se ngjarja është tërësisht politike e organizuar nga qeveria.

“Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj tij dhe familjes së tij. Banesa e deputetit, duke qenë brenda, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërorë. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale”, tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu mosbesimin e tij ndaj policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me prapavijë politike.

“Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik. Po u rikujtoj rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në Pekisht, ku u gjetën fletë votimi, para dhe dokumentacion, dhe polici u ndëshkua për detyrën e kryer. Nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do zbardhin krimin politik është një iluzion,” tha Berisha.

The post Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: