Gjendet e pajetë një amerikania në Shkodër – Dyshimet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Shkodër.

Policia bën të ditur se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

The post Gjendet e pajetë një amerikania në Shkodër – Dyshimet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: