Peleshi sfidon PD-në me emërimet në komisione, opozita përgjigjet me kërkesë shkarkimi dhe përplasje në Parlament

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E hëna pritet të sjellë një tjetër përballje të fortë politike mes mazhorancës dhe opozitës, kete here ne qendër të konfliktit është vete kryetari I Kuvendit. Nga salla e kuvendit debate pritet të kalojë në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur të hënën në orën 11:00 krerët e grupeve parlamentare për të dorëzuar propozimet për anëtarët e komisioneve parlamentare.

Por Partia Demokratike nuk ka njohur strukturën e re të Kuvendit dhe ka refuzuar të depozitojë emrat e kryetarëve të komisioneve.

PD-ja ka paralajmëruar se në Konferencën e Kryetarëve do të dorëzojë kërkesën për shkarkimin e Peleshit, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Në seancën plenare të fundit u miratuan vetëm komisionet e propozuara nga socialistët, një vendim që opozita e ka cilësuar të paligjshëm dhe ka njoftuar se do ta sfidojë në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë situatë tensioni, dita e hënë pritet të sjellë një përballje të re mes mazhorancës dhe opozitës.

The post Peleshi sfidon PD-në me emërimet në komisione, opozita përgjigjet me kërkesë shkarkimi dhe përplasje në Parlament appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: