Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit, për ndryshim të masës së sigurisë.

Ajo qëndron në paraburgim që nga muaji shkurt, dhe kërkesa e saj për zëvendësimin e masës së sigurisë u pushua pasi avokatët e saj nuk paraqitën asnjë shkak të ligjshëm.

Pak javë më parë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur afati.

Eria Ago, e njohur si modele dhe fituese e një konkursi bukurie, dyshohet se e ka larguar Astmer Bilalin nga Shkodra pas vrasjes së Liçit, duke përdorur këtë automjet, të kapur nga një kamera sigurie në qytet.

SPAK e ka akuzuar Ago-n për përkrahje të autorit të krimit. Ajo u vu në pranga më 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

The post Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: