Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, dënohet me 25 vite burg

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Xhevair Veizi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë, e cila e akuzoi atë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Hetimet provuan se Veizi kishte përfituar nga gjendja e vështirë ekonomike e familjes së vajzës së mitur dhe e kishte ftuar atë në banesën e tij, ku kreu marrëdhënie seksuale. Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2023, ndërsa ai u arrestua në flagrancë më 12 janar.

Fillimisht ndaj tij u ngritën edhe akuza të tjera si “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, por për këto është ndarë procedimi penal.

The post Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, dënohet me 25 vite burg appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: