PS vendos për përbërjen e komisioneve parlamentare, PD ende pa emra

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fokusi kryesor ishte përcaktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit. Deputetëve të mazhorancës iu komunikua se në cilin komision do të jenë anëtarë.

Për këtë çështje, në orën 11:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të miratojë listën e anëtarësisë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk ka depozituar ende as emrat e kryetarëve, as të anëtarëve të komisioneve. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pritet të marrë pjesë deputeti Agron Gjekmarkaj, ndërsa Gazment Bardhi nuk do të jetë i pranishëm për shkak të përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Seanca plenare e së mërkurës, e parashikuar për në orën 10:00, do të ketë në rend dite miratimin e anëtarësisë së komisioneve, me qëllim që të nisë puna e tyre.

The post PS vendos për përbërjen e komisioneve parlamentare, PD ende pa emra appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: