“Skandal në Lushnjë: 24-vjeçari kapet me materiale pornografike me të mitur”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka ndaluar një 24-vjeçar në Lushnjë, i dyshuar për përfshirje në pornografi me të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi pajisje elektronike që përmbanin materiale pornografike me të mitur.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë të miturit në hapësirën digjitale.

Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.”, njofton policia.

The post “Skandal në Lushnjë: 24-vjeçari kapet me materiale pornografike me të mitur” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: