Tiranë/ 14-vjeçari dhunohet nga dy të panjohur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 14-vjeçar është dhunuar nga dy bashkëmoshatarë të tij në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë pas dhunës dy të miturit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu raportohet se i mituri nuk i njeh agresorët.

“Shtetasi i mitur, 14 vjeç, është kanosur nga dy shtetas në dukje bashkëmoshatarë të tij, të cilët nuk i njeh. Punohet për identifikimin e tyre”, thuhet në deklaratë.

The post Tiranë/ 14-vjeçari dhunohet nga dy të panjohur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: