Sherr mes infermierëve te ‘Shefqet Ndroqi’, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Një plagosje me thikë ka ndodhur pas një sherri ndërmjet dy infermierëve në këtë spital.

Mësohet se i plagosuri ndodhet te trauma jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

The post Sherr mes infermierëve te ‘Shefqet Ndroqi’, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: