U vetëplagos me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Skerdi Mehmetaj alias Piperi për armëmbajtje pa leje.

Ditën e djeshme ai është vetëplagosur jashtë ambienteve të lokalit në zonën e Lungomares dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit brenda një makine tip “Audi” me ngjyrë të bardhë që ishte aty pranë.

Më pas 37-vjeçari ka shkuar në spital i plagosur pasi plumbi e ka kapur në pjesën e këmbës. Në spital ka konfirmuar ngjarjen duke dhënë dëshmi përpara grupit hetimor dhe duke thënë se është vetëplagosur.

The post U vetëplagos me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: