Deputeti Korreshi sjell burrin dhe pajën e “Diellës” në Kuvend: Do i kërkojmë dorën…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti demokrat Samir Korreshi ka mbërritur në seancën e sotme plenare me “pajë” dhe “bashkëshort” për ministren e Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Ai kishte me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

Saimir Korreshi: Është burri i Diellës, bashkëshorti i Diellës. Do t’i kërkojmë dorën

Mos ndoshta nuk do që të martohet me demokrat?

Saimir Korreshi: M.q.s ka 15 vite që nuk punon ky i shkreti, thashë hajt ta provojë njëherë me Diellën.

Si e ka emrin?

Saimir Korreshi: Delli! M.q.s shoku kryeministër do që të tallet me shqiptarët, ne i gjejmë dhe burrin, do shtohet dhe me kalamaj. Kam marrë edhe pajë me vete.

Çfarë dhurate ke marrë?

Saimir Korreshi: Është dhurata për t’i kërkuar dorën Diellës. Mos u mërzisni një sekondë, kjo është dhuratë specifike për ‘Diellën’, bllok baterie kur ti ikin dritat. Ta ketë, mos te vijë vërdallë rrotullamja”.

 

The post Deputeti Korreshi sjell burrin dhe pajën e “Diellës” në Kuvend: Do i kërkojmë dorën… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: