Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një sherr i dhunshëm u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku disa persona, të dyshuar si nipat e ish-deputetit Xhemal Qefalia, u përplasën me policët dhe punonjësit e sigurisë së aeroportit.
Raportohet se ngjarja ndodhi pranë Gate 9. Siç shihet në video të publikuar nga Syri.tv, familjarët e Qefalisë godasin fillimisht policinë dhe më pas përplasen me punonjësit e TIA.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri të dhunshëm, teksa nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë.
The post Nipat e Xhemal Qefalisë përplasen me policët dhe sigurimin e Rinasit – Video e sherrit appeared first on GIJOTINA.
