Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Lartë njofton se mbledhja e posaçme e trupës gjyqësore për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet më 30 Shtator, në orën 09:00, në ambientet e institucionit.

Në garë për këtë post janë tre kandidatë: Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa.

Procesi i përzgjedhjes do të kryhet me votim nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, dhe fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota.

Anëtari i ri do të pasojë në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar në muajin Mars.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, procesi ka nisur pas depozitimit më 23 Shtator 2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant. Ky vend ishte shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024.

“Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.”- thuhet në njoftim.

Kandidatët e kualifikuar

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese u shpall nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Nga 13 kandidatët që shprehën interes për këtë vend, KED ka miratuar 6 kandidaturat e lejuara për t’u përfshirë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.

1-Asim Vokshi

2-Florian Ballhysa

3-Naureda Llagami

4-Alban Toro

5-Genta Tafa

 

The post Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: