Sëmuret avokati, shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Seanca e parë paraprake e parashikuar për këtë të enjte në GJKKO, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore.

Në sallë u paraqit e bashkëpandehura Monika Kryemadhi ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 9 tetor.

Kjo dosje, që ndodhet në fazën paraprake, po gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila më herët ka kërkuar dorëheqjen nga çështja, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtari Erion Bani, njëherazi zëvendëskryetar i GJKKO.

The post Sëmuret avokati, shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: