“Uragani” Harry Kane, bëhet lojtari që arrin më shpejt 100 gola për një klub

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Harry Kane u bë lojtari më i shpejtë që arriti 100 gola për një klub në pesë ligat kryesore të këtij shekulli, pasi shënoi dy gola në fitoren bindëse 4-0 të Bayern Munich ndaj ëerder Bremen.

Sulmuesi anglez kaloi dy bombera, Cristiano Ronaldon dhe Erling Haaland që mbanin këtë rekord. Edhe pse në moshë të madhe, Kane po tregon se është një makineri golash.

Më pas ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe në pjesën e dytë shtyu një top në rrjetë, për t’u ngjitur në kuotën e 10 golave këtë sezon në Bundesligë dhe 100 në total me Bayern në të gjitha kompeticionet në vetëm dy sezone.

Pesë ndeshje, pesë fitore, 22 gola të shënuar (me një mesatare prej 4.4 golash për ndeshje) dhe vetëm 3 të pësuar. Një ecuri perfekte e Bayern Munchen në Bundesliga, teksa mbrëmjen e sotme mposhti 4-0 në “Allianz Arena” ekipin e Werder Bremen.

Bayern dominoi sfidën dhe kjo u pa që në minutat e para të ndeshjes, duke krijuar disa raste për gol. Por ndeshja do të zhbllokohej vetëm në minutën e 22-të, kur Luis Diaz devijoi në portë një top në zonë.

Bavarezët nuk e ulën ritmin, por goli i dytë do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë. Harry Kane pengohet në zonë dhe penallti. Ishte vetë anglezi që shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i tretë do të vinte në minutën e 65-të. Dhe sërish ai, Harry Kane, i cili shtyu saktësisht një top të mbetur në zonë. Goli i 10-të në 5 ndeshje për goleadorin anglez, i cili shpall kandidaturën për të rrëmbyer këtë sezon “Këpucën e Artë”. Kane thyen kështu rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Haaland teksa bëhet lojtari më i shpejtë që arrin 100 gola më një klub. Më pas trajneri Company e zëvendësoi Kane, për ta ruajtur për sfidën e radhës në Champions kundër qipriotëve të Pafos në transfertë.

GOLAT

Në fund pati vend edhe një gol të Laimer, i vulosi sfidën në 4-0. Deri më tani Bayern është treguar perfekt, me trajnerin Company që ka menaxhuar mirë edhe futbollistët, pasi nuk ka pasur lëndime.

gijotina.com/

The post “Uragani” Harry Kane, bëhet lojtari që arrin më shpejt 100 gola për një klub appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: