Spektakli i Championsit vazhdon, sot në mbrëmje përballje gjigantësh në Evropë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një tjetër mbrëmje të mbushur me ndeshje spektakolare, vetëm një ditë pas përballjeve të zhvilluara mbrëmë në nisje të fazës së ligës.

Programi i së mërkurës sjell disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian në fushë. Barcelona pret Feyenoordin, ndërsa në një tjetër duel të rëndësishëm, Liverpooli përballet në shtëpi me Atletico Madridin. Po ashtu, Napoli do të presë Arsenalin, një përballje që pritet të jetë ndër më interesantet e mbrëmjes.

Paris Saint-Germain, kampioni aktual, do të luajë kundër Slovan Bratislavës, ndërsa Sporting CP dhe Galatasaray do të përballen në një duel tjetër që premton emocione. Në program është edhe ndeshja Stuttgart-Viking.

Ndeshja Barcelona-Feyenoord nis në orën 18:45, së bashku me Stuttgart-Viking, ndërsa katër përballjet e tjera, Liverpool-Atletico Madrid, Napoli-Arsenal, PSG-Slovan Bratislava dhe Sporting CP-Galatasaray, zhvillohen nga ora 21:00.

Pas emocioneve që solli nata e parë e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, futbolli evropian premton edhe sonte një tjetër mbrëmje të madhe, me duele mes disa prej skuadrave më të forta të kontinentit.

The post Spektakli i Championsit vazhdon, sot në mbrëmje përballje gjigantësh në Evropë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: