Vrasja e Klevis Lleshit, SPAK dyshon për kontratë 50 mijë euroshe

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë sot me një njoftim zyrtar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Burrel, ku trupi i të riut u gropos pas ekzekutimit.

Sipas SPAK, porositësi i dyshuar i këtij krimi është Aurel Hoxha, i cili ka urdhëruar vrasjen kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh. Motiv i dyshuar i ngjarjes është hakmarrja për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili kishte humbur jetën në Angli.

Ekzekutimi i Klevis Lleshit besohet se është kryer nga Sabah Nuzi, i identifikuar nga hetimet si personi që ka realizuar vrasjen me pagesë.

The post Vrasja e Klevis Lleshit, SPAK dyshon për kontratë 50 mijë euroshe appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: