Ina Zhupa dorëzon projektligjin kundër koncesioneve: Trashëgimia kulturore s’mund të privatizohet!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ina Zhupa dorëzon projektligjin në ditën kombëtare të trashëgimisë Kulturore: Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti, të mbyllet rruga e PPP! Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka dorëzuar sot në kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018 për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore.

Zhupa ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke u shprehur se “janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore”

Ajo thekson se: Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike”

Statusi i plotë i Ina Zhupës

Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kam depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ky projektligj synon ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (Paris, 1972). Edhe relacioni shoqërues i vetë Këshillit të Ministrave, në kohën kur ligji u miratua, e pranon këtë devijim.

Me këto ndryshime, ku nenet 171–173 janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore.

Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike.

Si Kryetare e Komisionit të Kulturës, mbetem e vendosur të bëj gjithçka që kjo trashëgimi të mbrohet, të lartësohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm ashtu siç e meriton: e paprekur, dinjitoze dhe frymëzuese.

The post Ina Zhupa dorëzon projektligjin kundër koncesioneve: Trashëgimia kulturore s’mund të privatizohet! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: