Zgjedhjet në Tiranë/ Gjykata Kushtetuese: Kemi regjistruar kërkesën e Veliajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pasi kryeministri Rama çoi në Presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, nëse Gjykata Kushtetuese ka bërë publik pezullimin e shkarkimit të Veliajt, GJK shkruan se është bërë publikimi i regjistrimit të kërkesës. Sipas GJK-së, kjo nënkupton se të gjitha palët e përfshira janë informuar, përfshi këtu Këshillin e Ministrave si dhe Presidencën, që zgjedhjet duhet të pezullohen.

“Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik,” njofton Kushtetuesja.

The post Zgjedhjet në Tiranë/ Gjykata Kushtetuese: Kemi regjistruar kërkesën e Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: