Champions League/ Barcelona –PSG shënon një finale të parakohshme, ja sfidat e sotme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E mërkura sjell nëntë ndeshjet e fundit të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Vëmendja më e madhe është përqendruar te përballja mes Barcelonës dhe PSG-së, e cilësuar si një finale e parakohshme.

Barcelona, e pamposhtur këtë sezon, kryeson La Ligën dhe kërkon të dërgojë një mesazh të fortë në Europë. Nga ana tjetër, PSG vjen pas një fitoreje 4-0 ndaj Atalantas dhe synon të bëhet skuadra e dytë në histori që fiton tre ndeshje radhazi në Champions me diferencë 4 ose më shumë gola.

Statistikat tregojnë se Barcelona ka një bilanc më të mirë historikisht ndaj PSG-së, por francezët kanë fituar dy herët e fundit në Spanjë.

Ndeshje të tjera të rëndësishme janë Juventusi kundër Villarrealit, Manchester City në transfertë ndaj Monacos dhe Arsenali kundër Olympiacosit.

Dortmund pret Athletic Bilbaon, Leverkusen përballet me PSV-në, Napoli sfidon Sporting Lisbonën, ndërsa Newcastle përballet me Royale Union SG.

Champions League/ Barça-PSG, finale e parakohshme. Mësoni ndeshjet e

 

The post Champions League/ Barcelona –PSG shënon një finale të parakohshme, ja sfidat e sotme appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: