Pritet data për zgjedhjet në 6 bashki, Begaj pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn i ka shkuar këtë mëngjes në zyrë presidentit Bajram Begaj në Presidencë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi, por kujtojmë se vjen një ditë pasi qeveria i dërgoi presidentit vakancat për 6 bashkitë e vendit që janë pa kryetar, përfshirë edhe atë të Tiranës.

Pas vendimit të Begajt pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve pas zgjedhjeve të 11 majit, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra.

Ndërkohë, sa i përket Tiranës, situata është më komplekse.

Pas shkarkimit të Erion Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet në paraburgim,  nga Këshilli Bashkiak si dhe nga Këshilli i Ministrave, ai e ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse ligji parashikon që vendimi i qeverisë në këtë rast automatikisht pezullohet, sërish qeveria nuk u tërhoq dhe ende pa dhënë verdiktin Kushtetuesja, i dërgroi Begajt vakancat për zgjedhjet e parakokohshme.

Tashmë, i mbetet presidentit të vendosë se si do të procedohet me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

The post Pritet data për zgjedhjet në 6 bashki, Begaj pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: