Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Është arrestuar në Durrës, autori i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Babrrusë.
Autori i krimit ende nuk është identifikuar, teksa policia zbulon se ngjarja ka ndodhur për motive banale.
40 vjeçari Hajdar Ismailgeci u gjet pajetë mbrëmjen e kaluar në mes të rrugës, teksa në trupin e tij u gjet një shenjë sulmi me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave, autori ka goditur me thikë 40-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë e Shtetit dhe ambulancën
The post Goditi për vdekje me thikë 40-vjeçarin në Babrru, arrestohet autori appeared first on GIJOTINA.
