Përplaset makina në Rrugën e Kombit, shoferi dërgohet drejt spitalit në gjendje të rëndë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Përplaset makina në Rrugën e Kombit, shoferi dërgohet drejt spitalit në gjendje të rëndë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: