Tirana dominon derbin e kryeqytetit, fiton me 3 gola ndaj Partizanit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar këtë takim.

Në start, ishin të kuqtë që u shfaqën më kërkues, por pa mundur dot të bëjnë diçka konkrete.

Për të ardhur te goli i parë i bardhebluve, te Partizani nuk kuptohen si duhet në prapavijë, me Falaje që nuk fal duke ndëshkuar kundërshtarin.

Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë i ekipit të Bordin. Pacacia fitoi penallti, të cilën e shndërroi në gol po vetë.

Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm dhe ushtroi presion asfiksues, por vetëm kaq, pasi Tirana mbylli një herë e mirë llogaritë me golin e Tabeku.

Bardheblutë ia dolën të fitonin duke u treguar shumë cinikë, teksa shfrytëzuan maksimalisht çdo gabim të prapavijës së Partizanit duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Dhe falë mungesës së kundërpërgjigjes nga të kuqtë, pavarësisht ndryshimeve të Milinkoviç, gjeti edhe golin e tretë në fraksionin e dytë të lojës.

Nga ana tjetër, porta e Tiranës u vu rrallëherë në rrezik dhe ajo mori këto tre pikë shumë më lehtësisht se sa mendohej në një ndeshje që duhej të ishte për “jetë a vdekje” mes dy skuadrave që lëngonin në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Ky sukses ringjall Tiranën, me këta të fundit që shkojnë në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani ka 4 pikë.

PARTIZANI-TIRANA 0-3
19′ Falaje, 31′ (p) Patsatsia, 73′ Tabeku

73’ GOOOL TIRANA! Ismajli nxjerr mirë Tabeku para Qirkos dhe ai nuk gabon, duke shënuar golin e tretë për bardheblutë. (VIDEO)

31’ GOOOL TIRANA! Shënon Patsatsia me penallti. (VIDEO)

19’ GOOOL TIRANA! Top i gjatë i Soler i cili gjen Falaje në zonë, gjuajtja me kokë e sulmuesit mes mbrojtësve dhe dalja e gabuar e Hoxhës bën që sfera të shkojë në rrjetë. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.
Trajner: Mlladen Milinkoviç

TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.
Trajner: Roberto Bordin

Gjyqtar: Eldorian Hamitaj.

gijotina.com/

The post Tirana dominon derbin e kryeqytetit, fiton me 3 gola ndaj Partizanit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: