GJKKO lë në burg Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 5 të arrestuarit dy ditë më parë në Durrës për tjetërsim pronash dhe vrasje. Grupi kriminal vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit. Ata ishin të përfshirë në vrasje me pagesë dhe tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve.

Të arrestuarit janë:

  • Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) – arrest në burg,
  • Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume – arrest në burg,
  • Vlash Brahja – arrest në burg.

Ndërkohë Edlira Avdylaj i është ndaluar dalja jashtë shtetit.

The post GJKKO lë në burg Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: