AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin e ri atletik, Xhuljan Reçi.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, ku Reçi i bashkohet stafit teknik të skuadrës elbasanase në prag të sfidës vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë.

Xhuljan Reçi vjen me eksperiencë në futbollin shqiptar, pasi më herët ka qenë pjesë e stafit teknik të Tiranës dhe Korabit.

Skuadra e Elbasanit mori një rezultat pozitiv në takimin e parë të zhvilluar të martën në mbrëmje, duke barazuar 1-1 me BATE Borisov dhe duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.

Ndeshja e kthimit mes BATE Borisov dhe AF Elbasanit do të luhet më 16 korrik, në orën 19:00, në Azerbajxhan, ku do të përcaktohet skuadra që do të vijojë më tej në turin e dytë të Conference League.

The post AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: