Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka interes edhe nga disa skuadra të Superiores.
21-vjeçari, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit, po stërvitet me ekipin çek në përpjekje për të siguruar një kontratë. Nëse transferimi jashtë vendit nuk konkretizohet, e ardhmja e tij mund të jetë sërish në kampionatin shqiptar.
Sipas burimeve, për Bespallovin kanë shfaqur interes disa klube të Superiores, mes tyre Flamurtari, Teuta dhe Skënderbeu, ndërsa më herët emri i tij është lidhur edhe me Partizanin dhe Tiranën.
Sulmuesi i majtë shihet si një alternativë për repartin ofensiv, falë shpejtësisë dhe aftësisë për të luajtur në krahë, çka e ka bërë objekt monitorimi nga disa skuadra gjatë merkatos së verës.
Bespallov është produkt i akademive të Erzenit dhe Tiranës. Pas debutimit me ekipin e parë të Erzenit, ai luajti një sezon me Kukësin, ndërsa tani pret të mësojë se ku do ta vazhdojë karrierën, mes një mundësie në Çeki ose rikthimit në Superiore.
The post Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores appeared first on Euronews Albania.
