Zgjedhjet e pjesshme në ngërç, mungesa e PD në KQZ bllokon mbledhjen e Komisionit Rregullator

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk morën pjesë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Kryetarja e këtij komisioni tha se dy përfaqësuesit e PD-së kërkuan shtyrjen për ditën e hënë në orën 17:00. Sipas saj, ata kërkuan shtyrjen për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe sepse kërkojnë më tepër kohë të studiojnë 4 projekt-aktet.

Për këtë arsye ata nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme, duke bërë që të dështonte për mungesë kuorumi, pasi ishin të pranishëm vetëm 3 anëtarë.

Më 9 nëntor janë dekretuar zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit.

Më poshtë, rendi i përcaktuar për ditën e sotme në mbledhjen që dështoi:
1.         Projektvendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
2.         Projektvendim “Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
3.         Projektvendim “Për përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
4.         Projektvendim “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.

The post Zgjedhjet e pjesshme në ngërç, mungesa e PD në KQZ bllokon mbledhjen e Komisionit Rregullator appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: