Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjes së nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet.

Nga komuniteti serb, Tanja Vujoviq u zgjodh nënkryetare me 62 vota për, 6 kundër dhe 3 abstenime.

Gjatë seancës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se PDK-ja nuk ishte e pranishme për të paraqitur kandidatin e saj për postin e nënkryetarit.

Haxhiu tha se kjo ishte hera e tretë që PDK-ja nuk merrte pjesë në seancë për të paraqitur kandidatin e saj dhe njoftoi se Kuvendi do të vijonte me propozimin e LDK-së.

Kandidatura e Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit u hodh në votim dhe u miratua me 75 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenime.

gijotina.com/

The post Kuvendi i Kosovës përmbyll konstituimin/ Zgjidhen nënkryetarët: Kujtim Shala i LDK-së dhe dy nga komunitetet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: