Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot për zgjedhjen e nënkryetarëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, rreth orës 10:00. Në rendin e ditës është pika e katërt, zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në seancën e së premtes nuk u votua kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit. Pas kësaj, PDK-ja së bashku me Aleancën kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, ndërsa kanë bërë të ditur se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Të premten, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kanë nevojë për takim sqarues me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në mënyrë që të diskutohet se cili kandidat i PDK-së mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit.

Po këtë ditë, vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre dy herë. Herën e parë u ndërpre pasi PDK-ja lëshoi sallën meqë VV-ja nuk ia votoi Vlora Çitaku për nënkryetare, PDK-ja e votoi Ardian Golën e VV-së. Hamza më pas deklaroi se nuk kanë më arsye të marrin pjesë në asnjë seancë dhe paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Kurse, Kurti ka thënë se emri i Çitakut nuk mund të votohet pasi ka dalë kundër çdo propozimi të VV-së.

Kurti u shpreh se ky takim është në interesin e Hamzës, meqë sipas tij, është PDK-ja ajo që ka nevojë për votat e LVV-së për zgjedhjen e kandidatit të saj nënkryetar kuvendi, derisa partisë se tij edhe vota kundër i kryen punë për zgjedhjen e presidentit.

The post Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot për zgjedhjen e nënkryetarëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: