LVV vendos t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sonte mbledhjen e jashtëzakosnhme të Kryesisë, ku ka vendosur që në seancën e nesërme konstituive të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarët e Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër në orën 10:00.

“Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të votojmë për nënkryetar kuvendi nga radhët e PDK-së dhe LDK-së dikë që nuk e bojkoton zgjedhjen e presidentit e asisoj na dërgon në përsëritje të zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë. 

Më tej thuhet se: “Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër”

LVV ka rikujtuar edhe proceset e konstituimit të Kuvendit në vitin 2025, duke thënë se si subjekt fitues bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetët e pakicave, kishte pesëdhjetë e shtatë deputetë, pra katër më pak se shumtë.

Në komunikatë thuhet, duke zbatuar aktgjykimin e kushteve Kushtetuese, LVV ka katër herë emrin e kandidatit për kryetar Kuvendin, para se shkurt të zgjedhej Basha më 26 gusht, pesë muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9.

“Refuzimi i partive opozitare për Albulena Haxhiun asokohe u pasua edhe me refuzim të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit e Arbërie Nagavcit”.

LVV thekson se ka vend t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën, edhe nëse PDK dhe LDK nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve.

“Nesër në mëngjes deputetët e PDK-së porsa ta ripropozojnë Vlora Çitakun, e cila edhe ashtu ka edhe dy mundësi, nuk do ta votojmë”, thuhet në komunikim.

Po ashtu, LVV shprehet se shpreson që Kujtim Shala, si nënkryetar i ardhshëm i Kuvendit, të marrë pjesë në seancën kur do të votojë për Bekim Sejdiun president, sipas mendimeve.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe nesër (e diel). Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve në sallën e seancave, prej orës 10:00.

The post LVV vendos t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: