Djali i ​Hashim Thaçit reagon pas marshimit për liri, ka një mesazh për babin e tij

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Endrit Thaçi, përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në marsh, duke shprehur pritshmërinë për kthimin e babait të tij në Kosovë, së bashku me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Faleminderit Kosovë! Të presim në Kosovë, bab, bashkë me shokët. UÇK”, shkruan Endrit Thaçi, i cili publikon edhe një foto nga marshi i sotëm.

Sot, shumë qytetarë kanë vendi dhe vende të ndryshme kanë marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi, gjendet në paraburgim në Hagë që prej vjeshtës së vitit 2020. 

The post Djali i ​Hashim Thaçit reagon pas marshimit për liri, ka një mesazh për babin e tij appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: