Bani kërkoi inspektim në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komandanti i Gardës së Republikës Simon Zereci ka mbërritur mëngjesin e së premtes në ambientet e GJKKO, ku ka zhvilluar një takim dhe inspektime me kryetarin e Gjykatës Erion Bani për gjendjen e sigurisë.

Një ditë më parë, Bani në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kërkoi inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave.

Ai deklaroi se duhen evidentuar të gjitha problematikat deri tek pyetja e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave për çdo shqetësim apo problematikë që mund të hasin gjatë ushtrimit të funksioneve.

The post Bani kërkoi inspektim në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: