Aksident në rrugën Lushnje-Berat, shoferi gjendet në kanal i plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aksident në rrugën hyrëse në Fier-Shegan, në aksin nacional Lushnjë-Berat. Një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Në spital mësohet se ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, A. G., rreth të 30 -tave. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore, si dhe zjarrfikësit e Lushnjës, por nuk është dashur ndërhyrja e tyre.

Personi është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësitë të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan.

Policia Rrugore është duke dokumentuar ngjarjen dhe në të njëjtën kohë po bën dhe disiplinimin e trafikut.

gijotina.com/

The post Aksident në rrugën Lushnje-Berat, shoferi gjendet në kanal i plagosur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: