Autoritetet serbe nisin arrestimet para ndeshjes Serbi–Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Autoritetet serbe kanë ndaluar një shtetas italian 35-vjeçar, si pasojë e masave të rrepta të sigurisë që janë vendosur përpara ndeshjes Serbi–Shqipëri, që luhet sonte në Leskovac. I riu, me inicialet E.E., është ndaluar në pikën kufitare të Merdarës. Gjatë kontrollit në makinën e tij Peugeot policia ka gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së.

Mediat serbe raportojnë se autoritetet e kanë akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe racore. Ndaj tij është vendosur masa e ndalimit për 48 orë, deri në daljen përpara gjykatës. Ngjarja ndodh në një atmosferë të tensionuar sportive dhe politike.

The post Autoritetet serbe nisin arrestimet para ndeshjes Serbi–Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: