Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një makinë ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç teksa po kalonte rrugën.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet që çuan në përplasjen e rëndë.

The post Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: