Alarm për bombë në Kukës, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një stolat e Bulevardit të qytetit kanë pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve.

Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës.

Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.

Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Alarm për bombë në Kukës, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: