Arsenal merr fitore minimale me Fulham dhe vazhdon në krye të Premier Ligë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arsenali është rikthyer në krye të Premier League pas një fitoreje të vështirë 1-0 ndaj Fulhamit, duke i dhënë fund serisë prej katër fitoresh radhazi të vendasve në “Craven Cottage”.

Pas triumfit të Sitit më herët gjatë ditës, skuadra e Mikel Artetës kërkonte të rimerrte menjëherë kreun e tabelës dhe ja arriti.

Arsenali zhbllokoi rezultatin përmes Leandro Trosard. Si zakonisht, “Topçinjtë” e gjetën golin nga një goditje këndi: Gabriel devijoi topin pas krosimit të Bukajo Saka dhe Trosard përfitoi për ta shtyrë në rrjetë.

Ky ishte lojtari i dhjetë i ndryshëm që shënon për Arsenalin në këtë sezon të Premier League, duke treguar shpërndarjen e madhe të golave në skuadër.

gijotina.com/

The post Arsenal merr fitore minimale me Fulham dhe vazhdon në krye të Premier Ligë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: