Vendos VAR, Vllaznia fiton mes polemikash në Ballsh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1.

Ishte autogoli i Peraltës në minutën e 83-të, ai që i dha 3 pikët e çmuara shkodranëve. Ndërkohë që vendasit gjetën golin ne minutën e 96-të, por gjithçka u anulua për një faull gjatë aksionit.

Me këtë fitore, “kuqeblutë” shkojnë në krye të klasifikimit të vetëm, me 16 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me 6 pikë pas 7 ndeshjesh, Bylis mban vendin e 7-të.

gijotina.com/

The post Vendos VAR, Vllaznia fiton mes polemikash në Ballsh appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: