Bajern fiton klasiken me Dortmundin, Kane vazhdon të shënojë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bajern Mynih ka siguruar sot fitoren e 7 në po aq ndeshje të luajtura në këtë edicion në Bundesligë duke vijuar arratinë i vetëm në kreun e renditjes ku duket i pakapshëm për çdo kundërshtar.

Prova e radhës erdhi në “Der Klassiker”, ndeshjen ndaj rivalëve historikë të Borusia Dortmund, që e fitoi me shifrat 2-1.

Bavarezët dominuan pjesën e parë me lojë dhe me raste, teksa gjetën rrugën e rrjetës me anë të një gjuajtje me kokë të të zakonshmit Kejn. Në pjesën e dytë Dortmundi u përgjigj duke balancuar mbajtjen e topit, por u godit nga Olize i cili dyfishoi shifrat.

Në fund, Brandt bëri ndeshjen me dramatike teksa shënoi golin e 2-1 në minutën e 84-t. Por çdo tentativë e Borusias për kërkimin e barazimit më pas rezultoi jo efikase dhe rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare.

Goli i Kejn (VIDEO)

Goli i Olize (VIDEO)

Goli i Brandt (VIDEO)

The post Bajern fiton klasiken me Dortmundin, Kane vazhdon të shënojë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: