Tirana dhe Teuta kënaqen me 1 pikë në “Air Albania”, Dinamo dhe Egnatia ndajnë kartonat e kuq

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tirana dhe Teuta kanë ndarë nga 1 pikë në stadiumin “Air Albania”. Sfida e javës së shtatë të Superiores u mbyll me barazim 0-0.

Bardheblutë kishin entuziazmin e fitores ndaj Partizanit në derbi, megjithatë nuk bënë për të merituar më shumë sot. Teuta në anën tjetër qan rastet e humbura dhe formën e ish-portierit të saj, Tafas.

Teuta mban vendin e katërt aktualisht me 11 pikë, po aq sa Dinamo. Në anën tjetër Tirana numëron 6 pikë duke u renditur në vendin e tetë.

Edhe Egnatia me Dinamon ishte një sfidë të luftuar mes pretendentëve për titull, nuk kanë munguar rastet për të shënuar, por asnjë nga skuadrat nuk ka qenë e qartë sa duhej para portës.

Kështu në fund të sfidës, të dy ekipet e mbyllën në barazimin 0-0, por edhe me nga 10 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të Loran e Xhemajlit në minutat e fundit të duelit.

Rastet e kartonave të kuq:

90’+3’ Xhemajli merr të dytin e verdhë duke ndalur Guindon dhe largohet me karton të kuq. (VIDEO)

80’ Kartoni i dytë i verdhë për Lorran! Mbrojtësi ndëshkohet me të kuq dhe lë dinamovitët me 10 futbollistë. (VIDEO)

gijotina.com/

The post Tirana dhe Teuta kënaqen me 1 pikë në “Air Albania”, Dinamo dhe Egnatia ndajnë kartonat e kuq appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: