Operacion i papritur në parking: Çfarë fshihte 25-vjeçari shqiptar?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke shitur kokainë në parkingun e një supermarketi. Gjatë kontrollit, autoritetet i gjetën 7 doza të kokainës të paketuar gati për shitje, si dhe një telefon celular të fshehur.

Sipas mediave italiane, i riu ishte pa leje qëndrimi në Itali dhe pa punë, ndërsa drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedent penal për vepra të ngjashme.

Pas arrestimit, Prokuroria vendosi dëbimin e 25-vjeçarit drejt Shqipërisë brenda 7 ditëve.

The post Operacion i papritur në parking: Çfarë fshihte 25-vjeçari shqiptar? appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: