Makina përplas motomjetin në aksin Fier-Levan, mbetet i plagosur drejtuesi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Një automjet është përplasur me një motomjet dhe drejtuesi ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

The post Makina përplas motomjetin në aksin Fier-Levan, mbetet i plagosur drejtuesi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: