Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së dyfishtë një ditë më parë (22 tetor) në Manzë, ku viktimë mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestur katë persona për moskallëzim të krimit. Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi. Ndërsa në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe një 30-vjeçar me akuzën e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit.
Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me Flori Paluçi (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani).
Pas konfliktit verbal, Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga i arrestuar Erki Kadiu dhe nga Aranit Kurti. Gjatë tentativës së tre personave për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
Në këtë moment Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Daniel Pepa dhe Aranit Kurti që dyshohet se e ka goditur me grusht në fytyrë Paluçi. Policia gjithashtu bëb me dije se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja së bashku me Daniel Papën. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
The post Vrasja në Manëz/ Zbardhet dinamika, arrestohen 4 persona për moskallëzim krimi appeared first on Lapsi.al.
