Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq të Krujës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor i policisë vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policise

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

The post Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: