Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq.

Policia bën me dije se një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e përplasjes i riu i identifikuar si Andi Bega, ka humbur jetën.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

The post Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: