‘Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit’, Berisha: Edhe Tom Doshi ia mbathi!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar një lajm në faqen e tij në facebook. Sipas informacionieve të liderit demokrat Tom Doshi ka ikur ng Shqipëria pasi SKAP do ta arrestonte.

“Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros”, shkruan Berisha. “Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi”, vijon shënimi i kreut të PD.

Mesazhi:

Toma ia mbathi!

Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit.

The post ‘Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit’, Berisha: Edhe Tom Doshi ia mbathi! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: