Chelsea befasohet në fund, Xhaka me shokë përmbysin Blutë e Londrës në “Stamford Bridge”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Chelsea pësoi një humbje të rëndë në Premier League kundër Sunderlandit në javën e 9-të të kampionatit.

Ekipi i drejtuar nga Enzo Maresca u përmbys vetëm në çastet e fundit të sfidës, duke u dorëzuar para Granit Xhakës me shokë. Blutë kaluan të parët në avantazh falë Garnachos që në minutën e 4’ të takimit, por barazimi erdhi në të 22’nga Isidor.

Vetëm në minutat e fundit, falë një kundërsulmi, Talbi gjeti rrjetën, duke ngritur në festë miqtë, të cilët për momentin ngjiten në vendin e dytë të renditjes.

Në takimin tjetër, Newcastle mundi 2-1 Fulham.

REZULTATET:

Chelsea 1-2 Sunderland

Garnacho 4’/ Isidor 22’, Talbi 90+3’

Newcastle 2-1 Fulham

Murphy 18’, Bruno Guimaraes 90’ / Lukic 56’

gijotina.com/

The post Chelsea befasohet në fund, Xhaka me shokë përmbysin Blutë e Londrës në “Stamford Bridge” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: