Në kërkim nga GJKKO, arrestohen dy persona në Vlorë – Emrat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Vlorës arrestoi dy presona të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Policia njoftoi sot “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë dhe Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë”.

Sipas policisë “këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Në kërkim nga GJKKO, arrestohen dy persona në Vlorë – Emrat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: