Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Rreth 100 banesa raportohen me prezencë uji në Vaun e Dejës pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje.
Kryebashkiaku i Vajut të Dejës, Kristian Shkreli tha për mediat se situata është e rëndë dhe se përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative.
Sipas tij, nga dalja e përroit të Glinës nga shtrati janë shkaktuar përmbytje, si edhe dëme të mëdha në bagëti e shpendë.
“Shpresojmë të mos rrezikohen jetët e njerëzve pasi situata është mjaft e rëndë”, tha ai.
Kristian Shkreli: Situata në Vaun e Dejës është mjaft e rëndë, përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative. Vau i Dejës është pak më shumë problematik pasi përroi i Glinës ka dalë nga shtrati dhe po përbën përmbytje shumë të madhe në Vaun e Dejës. Dëmet janë të mëdha, në bagëti, shpend dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë të mos rrezikohen jetët e njerëzve pasi situata është mjaft e rëndë.
The post Glina del nga shtrati/ Përmbyten banesa në Vaun e Dejës, rreth 100 shtëpi nën ‘pushtetin e ujit’ appeared first on GIJOTINA.
